Ambasadorja e BE Vlahutin dhe Kumbaro vizitojne qytetin antik te Apolonise

Ambasadorja e BE Vlahutin dhe Kumbaro vizitojne qytetin antik te Apolonise

136
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e BE ne Tirane Romana Vllahutin viziton parkun Arkeologjik te Apolonise. Ajo eshte e shoqeruar edhe nga Drejtori i Pergjithshem per Politiken e Fqinjesise dhe Negociatat per Zgjerimin prane Komisionit Evropian, Christian Danielsson, Ministren Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkise Fier Armando Subashi.Qellimi i kesaj vizite eshte inspektimi i grupit te ndertesave te manastirit brenda ketij parku, si dhe monumente te tjera te tij te cilat u restauruan se fundmi fale fondeve te Bashkimit Evropian, ne nje investim per ruajtjen, mirembajtjen dhe nxjerrjen ne pah te trashegimise se perbashket kulturore dhe historike evropiane.

Drejtori i pergjithshem  per Politiken e Fqinjesise dhe Negociatat per Zgjerimin prane Komisionit Evropian, Christian Danielsson eshte shprehur :”Jam krenar qe jam pjese e atij institucioni qe ka marre pjese ne restaurimin e vendit arkeologjik. Kur qendron ketu e kupton qe nuk je thjesht perpara nje vendi arkeologjik sepse ketu kuptohet dhe lidhja e forte e historise dhe pasurise qe ekziston midis europes dhe shqiperise. Ketu kuptohet se sa e pasur eshte Shqiperia, vecanerisht per te rinjte, qe te kuptojne pasurine historike dhe kulturen e vendit te tyre. Duke qene se jam pjese e nje institucioni qe perfaqeson BE, kuptohet qe apolonia eshte e rendesishme edhe per ne. 
Minitrja Kumbaro ne fjalen r saj eshte shprehur “Jemi bashke per te pare rezultatin e investimit te perbashket prej 750 mije eurosh te bere ne parkun e apolonise. Ky eshte nje sinjal i rendesishem qe BE i kushton rendesi financimeve ne fushen e kultures qe nuk jane fasada por histori qe tregojne se si eshte ndertuar shteti. Falenderoj z.Danielson qe e gjen viziten dhe investimin kulturor po aq te rendesishem sa eshte edhe reforma ne drejtesi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.