Albulena Kryeziu, u shpall aktorja më e mirë në Mediterranean Film Festival

Albulena Kryeziu, u shpall aktorja më e mirë në Mediterranean Film Festival

67
SHPËRNDAJE

Aktorja e re me origjinë nga Kosova, Albulena Kryeziu, u shpall aktorja më e mirë në Mediterranean Film Festival në Itali, për rolin e saj në filmin “Tradhti me letra”, me regji të Valmir Tertini.
“Me çmim u vlerësova në Mediterranean Film Fest -MedFF, që mbahet në Sirakuza të Italisë. Kur e mora lajmin që kisha fituar çmimin si aktorja më e mirë, më befasoi dhe njëkohësisht më gëzoi shumë. Ky ishte një lloj shpërblimi për punën e bërë, ishte një shpërblim i papritur”, u shpreh Albulena Kryeziu për Deutsche Welle-n.

Filmi “Tradhti me letra” shpjegon fatin e Meritës, e cila pranon që burri i saj Azemi të martohet me një grua gjermane, vetëm për letra – pra për leje qëndrimi në këtë vend. Dhe ky është një fat që e njohin shumë gra dhe burra shqiparë, të cilët e pranojnë një lidhje të tillë fat, vetëm e vetëm për të siguruar një të ardhme më të mirë. Merita dhe Azemi kanë një vajzë, por Anna, gruaja gjermane e Azemit, insiston që pas katër vitesh të shkojë në vendlindjen e burrit, ku takon edhe Meritën, të cilën Azemi e prezanton si motër. Ndërsa vajzën e tyre e prezanton si mbesë.

Këtu fillon një dramë e vërtetë familjare, ku aktorja e re Albulena Kryeziu dëshmon edhe gjithë mjeshtrinë e saj në këtë profesion. Në veçanti dramatike duket gjendja e saj pasi ajo kupton se martesa “vetëm për letra”, është në fakt një tradhëti familjare, të cilën ajo e përjeton rëndë.

Albulena Kryeziu është aktore në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ndër më të dalluarat janë rolet e saj në “Eshtrat që vijnë vonë”, “Kolona”, “Vdekja dhe Vasha”, “Turpi” etj. Ndërsa në këtë film ajo luan së bashku me aktorët: Alexandra Waluk, Fisnik Zeqiri, Granit Shala, Molikë Maxhuni dhe Nexhip Nexhipi./Gazetaexpress

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.