Kujdes!! Raste te shumta te gripit te syrit jane shfaqur ne Fier.

Kujdes!! Raste te shumta te gripit te syrit jane shfaqur ne Fier.

284
SHPËRNDAJE

Raste te shumta te gripit te syrit jane shfaqur ne Fier.
Mjekja okuliste e spitalit amerikan ne Fier Eriselda Boraj eshte shprehur se semundja e kerato-konjuktivit te syrit apo gripin e syrit eshte perhapur kudo ne vendin tone dhe ka nje shtim te theksuar te rasteve me kete virus

Nisur nga situata e paraqitur mjekja ka percjelle per komunitetin kujdesin qe duhet te tregojne sidomos ne higjene pasi kemi te bejme me nje virus qe është tepër ngjitës dhe merret lehte  nëpërmjet kontaktit te ferkimit te gishtave me sytë. Zakonisht sytë preken me duar në mënyrë të pavullnetshme dhe ndodh më shpesh  te fëmijët dhe gjatë përdorimit të produkteve kozmetike.

Ky virus është mjaft rezistent dhe qëndron gjatë në mjediset që nuk pastrohen dhe dezinfektohen.

Virusi ne fjale mund te transmetohet  edhe nga shtrëngimi i duarve. Mund te përhapet nëpërmjet ajrit gjatë kollitjes apo edhe teshtitjes,pra virusi mund të gjendet kudo dhe simptomat e tij janë:

-1-Skuqje e të bardhës së syrit
-2-Enjtje e kapakëve të syrit apo konjuktivës
-3-Lotim i vazhdueshëm i shtuar
-4-Shqetësim nga drita
-5-Ndjesi e një trupi të huaj në sy apo ndjesi për ta fërkuar syrin
-6-Kruarje, irritim apo djegie e syrit
-7-Krusta në kapakët e syrit apo qerpikë
-8- Personat që përdorin lente kontakti nuk mund t’i mbajnë ato pasi nuk ndihen mirë

Menyra me e mire e mbrojtjes nga ky virus eshte zbatimi i disa keshillave dhe higjenes

· Lani duart në mënyrë të vazhdueshme me ujë dhe sapun, dhe mësoni fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë.
· Kontrolloni nëse keni dikë me këtë sëmundje, lani duart menjëherë pas kontaktit me të, dezinfektoni me produkte që përmbajnë klor sipërfaqet e prekura prej tij apo lani menjëherë me ujë të nxehtë dhe dezinfektantë sendet apo veshjet e prekura prej tij.
· Mos prekni sytë dhe mos i fërkoni ato kur jeni të sëmurë me këtë infeksion. Fërkimi i syrit përkeqëson gjendjen dhe e përhap atë edhe në syrin tjetër.
· Mënjanoni përdorimin e sendeve personale
· Mos përdorni lente kontakti kur keni shenja të këtij infeksioni derisa t’u thotë mjeku.
· Mos përdorni të njëjtin produkt (medikamentet në pika apo pomadat) për syrin e shëndetshëm. Pra, kur mjekoni syrin e sëmurë, për të vendosur pikat ose pomadën tek syri tjetër lani mirë duart dhe përdorni një pomade apo solucion tjetër, pavarësisht se lloji i produktit është i njëjtë.
· Pastroni mjediset publike dhe ato spitalore me dezinfektantë që përmbajnë klor, dhe kjo të kryhet vazhdimisht.

S'KA KOMENTE