Kualifikimi i mësuesve. MASR, udhëzim për procedurat e aplikimit

Kualifikimi i mësuesve. MASR, udhëzim për procedurat e aplikimit

178
SHPËRNDAJE

Publikohet udhëzimi për nisjen e aplikimit të mësuesve në arsimin paraunversitar për  kualifikimin e tyre .  Ministria e Arsimit  bënë të ditur se kualifikimi i punonjësve në  institucionet arsimore parauniversitare publike dhe private do tu nënshtrohen ata mësues  të cilët kanë diplomë në fushën e mësuesisë ose zotërojnë diplomë  të arsimit të lartë të ciklit të parë dhe të dytë ose te barasvlershme me to, te ngjashme me fushën përkatëse të mësimdhënies në arsimin parauniversitar.

Sipas udhëzimit,  në kategorinë “Mësues i kualifikuar” do të bëjnë pjesë  të gjithë mësuesit të cilët, kanë të paktën 5 vjet pune, 10 vjet pune për kategorinë e kualifikimit “Mësues specialist” dhe 20 vjet pune per kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër’ sipas udhëzimit, vlerësimi përfundimtar i kandidatit behet me sistemin e 100 pikëve. nga  të cilat 30 pikë  janë të portofolit dhe 70 pikë janë të provimit. Provimi quhet i kryer me sukses nëse kandidati ka fituar të paktën 40% te pikëve per secilën pjese te test it. Testi për kategorinë e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar do të  zhvillohet nga Agjencia e Sigurimit te Cilësisë së arsimit Parauniversitar.

S'KA KOMENTE