Ku e blejmë mishin?! Miliona euro u importuan ne muajin mars

Ku e blejmë mishin?! Miliona euro u importuan ne muajin mars

247
SHPËRNDAJE

Vetëm në një muaj, vendi ynë ka blerë nga jashtë kufijve afro 10.1 milionë euro mish. Të dhënat e tregtisë së Jashtme të INSTAT për muajin Mars tregojnë se vlera e mishit të therur dhe kafshëve të gjalla të importuara regjistrohet në mbi 1.1 miliardë lekë.

Ndërsa nëse do ta analizojmë në sasi, rezulton që vetëm në muajin Mars 2023 importi i këtij produkti të arrijë në 5926 ton. Por cilat janë shtetet kryesore nga ku importojmë?  Harta e shteteve nga ku Shqipëria blen mish është e njëjtë si në sasi edhe në vlerë. Por nëse do ti referohemi vlerës, rezulton se Greqia është në vendin e parë, nga ku janë importuar rreth 2 milionë euro mish i therur dhe kafshë të gjalla, në vendin e dytë renditet Brazili, ku vetëm në muajin Mars janë importuar 1.7 milionë euro produkte, e ndjekur nga Italia me 1.1 milionë euro, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1 milionë euro, te ndjekur nga Rumania, Hungaria dhe Kosova, në vlerë pak më të vogël.

Harta totale e shteteve nga ku importojmë këto produkt është me 30 vende, me sasi dhe vlera të ndryshme. Ndërsa eksportet shqiptare kundrejt vendeve të tjera janë në nivele shumë të ulëta pasi ende nuk janë plotësuar kriteret për tregti masive jashtë kufijve. Ndërsa nga ana tjetër, edhe potencialet eksportuese janë të ulëta pasi vitet e fundit ka pasur një rënie të mbarështimit të bagëtive në vend./SCAN

S'KA KOMENTE