Kryetari i PD Fier dhe disa rrethe kërkesë Bashës:“Të dalim në terren”

Kryetari i PD Fier dhe disa rrethe kërkesë Bashës:“Të dalim në terren”

711
SHPËRNDAJE

Detaje kanë dalë nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve që po mbahet në selinë blu.Burimet bëjnë me dije se disa nga Kryetaret e degëve te Partisë Demokratike i kërkojnë Lulzim Bashës të dalë në terren dhe të takojë demokratët.

Sipas burimeve nga mbledhja, kryetarët e degëve kanë kërkuar që të gjithë të dalin në terren për të komunikuar me strukturat përfshirë edhe kryetarin e sipas tyre nuk duhet të rrihet më nëpër zyra. Këtë kërkesë disa prej kryetarëve të degëve e kanë bërë për Kryetarin, nënkryetarët, Sekretarin, Kryesinë, deputetët. Kryetarët e degëve thonë se është domosdoshmëri për situatën në të cilën ndodhet PD, të dilet në terren.

Sipas burimeve kërkesës së disa prej kryetareve të degëve të PD-se për të dalë në terren, kryetari i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur pozitivisht, për të takuar strukturën.

Këta janë kryetaret e degëve të cilët kanë bërë këto kërkesa:

Lefter Geshtenja – Dega 7, Tirane
Agron Kapllanaj – Dega Fier
Isa Sakja – Dega Kavaje
Xhevdet Amulli – Dega Shkoder

S'KA KOMENTE