Kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi në krahë të ish...

Kryetari i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi në krahë të ish kryeministrit Sali Berishës

38
SHPËRNDAJE

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në krahë të ish kryeministrit Sali Berishës në “Foltore” është shprehur se nuk kishte sesi të mungonte sot.

Ai ka falenderuar të gjithë që e kanë mbështetur, duke thënë se falë tyre sot është edhe deputet.

Ai ndër të tjera tha se FRPD nuk e harron themeluesin e saj dhe liderin historik, Sali Berishën.

“Dua ta nis me falënderim për të rinjtë që në këta 6 vite nuk ka lënë lagje dhe pallat për të kërkuar votën për PD për të fituar zgjedhje. Fala jush unë sot jam deputet.  Mandati im nuk është i përjetshëm po për fat të mirë formuni jonë është ndërkombëtar jemi krenar që jemi anëtarësuar në IDIES. Jemi themeli i shtëpisë sonë të PD. Ne nuk harrojmë themeluesin e saj dhe liderin e saj historik Sali Berishën. Ne jemi partia e lirisë dhe unë nuk mund ta mendoja mos isha pjesë e kësaj foltorje.

Të kishte frik të merrte pjesë në një platëformë si kjo, ku thuhet mendimi ndryshme,” tha ai.

Berisha shprehu konsiderata për kreun e FRPD-së Belind Këlliçi, duke thënë se ai i ka përfaqësuar të rinjtë demokratë me ndershmërinë dhe dinjitetin më të madh, teksa tha se Basha kishte fikë se ai mos i zinte vendin.

“Belind Këlliçi ju ka përfaqësuar ju me ndershmërinë dhe dinjitetin më të madh. I ka qëndruar besnik traditës familjare, ju, edhe në kohën kur ju bënë jashtë çdo lloj konteksti padrejtësitë më të mëdha. Edhe kur u përjashtua nga mundësia për tu përfaqësuar ju në Parlament, pa motiv tjetër përveç smirës sepse kryetari shihte potencialisht një njeri që mund ti zinte vendin. Belind Këlliçi nuk u lëkund nga ju”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE