Kryeministri Rama që në mëngjes e nis me një thirrje për tifozët...

Kryeministri Rama që në mëngjes e nis me një thirrje për tifozët italianë

113
SHPËRNDAJE


app-facebook

Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një thirrje për tifozët italianë në kuadër të finales evropiane, Roma – Fejnord që luhet në “Air Albania”.

Verdhekuqtë u kualifikuan në finalen e UEFA Conference League që do të luhet në Tiranë dhe sapo fituan gjysmëfinalet, postuan në faqen zyrtare: “Andiamo a Tiranaaaaaa”, ku bashkëngjitën dhe një foto të eksodit të shqiptarëve.

Edi Rama nuk ka ngurruar të ri-publikojë këtë postim të klubit romak, edhe pse në foto, është kapur një nga momentet më të trishta të realitetit shqiptar. “Mirëmëngjes! Hajdeni, hajdeni”, u përgjigjet Rama tifozëve romakë, që pritet të jenë mbi 30 mijë të pranishëm në Tiranë për finalen e nesërme.

Roma-Feyenoord luhet më datë 25 maj ora 21:00, në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ky është sezoni i parë i kompeticionit të ri UEFA Conference League dhe finalja do të zhvilohet pikërisht në Shqipëri.

MIRËMËNGJES 😊

Hajdeni hajdeni😅😍🟠🔴

6K343145

S'KA KOMENTE