Kryeministri Rama per grabitjen ne Rinas: Kompania kineze dështoi, Shteti Shqiptar...

Kryeministri Rama per grabitjen ne Rinas: Kompania kineze dështoi, Shteti Shqiptar merr kontrollin

308
SHPËRNDAJE

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas megagrabitjes së 10 milionë eurove të ndodhur dje në aeroportin e Rinasit. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama shprehet se kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja ka dështuar njësoj në garantimin e sigurisë. Kreu i Qeverisë ,ndër të tjera, thekson se aeroporti do të jetë nën kontrollin e Shtetit Shqiptar.
Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania dhe do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme.Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht.”-shkruan Rama.

S'KA KOMENTE