Kryeministri Rama: Kur më thonë budalla nuk e kam problem! Po më...

Kryeministri Rama: Kur më thonë budalla nuk e kam problem! Po më thanë kriminel, po

103
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është duke vazhduar replikat në Kuvend me deputetët demokratë. Ai i ka quajtur në nisje të fjalës së tij demokratët “një kope e afektuar nga budallallëku”, e cila më pas solli dhe replikat sepse Alibeaj i konsideroi fyerje.

Për t’ju përgjigjur, Rama tha se nëse atij vetë i thonë budalla nuk e ka problem sepse është thjesht opinion, por nëse e quajë kriminel e hajdut, kjo përbën problem për të. Kryeministri i quajti demokratët kopje të Berishës.

Unë di që dhe njerëzit kur bien në nivelin tuaj kthehen në kope. Këto janë mënyra të të shprehurit. Nëse do hyjmë në procedurat parlamentare, ju nuk duhet të hynit në Parlament më kurrë. Ju nuk thoni thoni fjalë që mund të jen fyese, juve shani, shani, shani me fjalë të cilat përbëjnë akuza penale.

Mua nëse dikush më thotë budalla, nuk ka problem sepse është një opinion. Nëse dikush më thotë kriminel, kjo përbën problem. Zoti Alibeaj, ti sot the se unë kam çuar ikona në Gjermani. Këtë e ka thënë ai. The ikonat kanë humbur, këtë e ka thënë ai (i referohet Berishës). Prandaj nuk ju voton njeri.

Ai, i vdekur komplet u çua dhe ju mori përpara. Ai është origjinali, ju jeni kopje të zbehta të tij”, shtoi kryeministri Edi Rama.

S'KA KOMENTE