Kryemadhi:LSI nuk ka nevojë as për PD as për Rilindjen e Ramës

Kryemadhi:LSI nuk ka nevojë as për PD as për Rilindjen e Ramës

211
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi ditën e sotme një takim elektoral në Vlorë ku përgjatë të tjerave ka folur edhe për koalicionin parazgjerdhor që LSI ka bërë me Partinë Demokratike.

Kryemadhi ka theksuar përpara mbështetësve të saj se LSI është parti e majtë dhe ka bërë një koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike jo sepse ka nevojë për të por sepse do të mirën e Shqipërisë dhe të rinisë së vendit.

Sipas Kryemadhit, LSI nuk ka nevojë as për PD dhe as për Rilindjen e Ramës duke shtuar se partia që ajo drejton  po merr përgjegjësinë e madhe që ka të bëjë me të ardhmen e të rinjve.

“Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi gjithashtu shtoi se shanset për të dalë forcë e parë në Vlorë janë shume të mëdha, jo vetëm për të qenë forcë e parë në këtë qytet porn ë gjithë Shqipërinë.

Më pas kryetarja e LSI u shpreh edhe për kryesuesin e listës së deputetëve për LSI në qyrkun e Vlroës, Luan Ramën.

“Xhelozitë janë shumë të mëdha për ty, kanë qenë që kur ke qenë i ri në PS.
Jam i bindur se ti ekszison, i shqetëson, i bezdis të gjithë rilindasit që i kanë menduar vlonjatët si njerëz që mashtrohen, koha e allishverisheve në Vlorë ka marrë fund.

Luani s’është nga Vlora por drejton listën e Vlorës për një arsye, se ne duhet të kuptojmë që Shqipëria sic është vend i madh për ndajren e mentaliteteve e lokaliteteve është aq i vogël për të luftar të gjithë bashkë kundër tjetërsimit të identitetit e sovranitetit kombëtar”.

Kryemadhi tha se Rama “e di shumë mirë që ai në Vlorë do humbi e di mirë që në gjithë Shqipërinë ka humbur por do të krijojë alibitë e veta të menaxhojë ato 4 muaj për të mbyllur gjithë letrat e dokumentet.
S’ka Zot që e mbron Ramën, hajdutët e pronave të vlonjatëve në Vlorë, sk’a askush që ta mbrojë, cdo njeri që ka cënuar lirinë, të drejtën e jetën e të gjithë shqiptarëve”– u shpreh Kryemadhi.

S'KA KOMENTE