Kryemadhi publikon videon: Të gjithë të votojnë LSI-në më 25 prill

Kryemadhi publikon videon: Të gjithë të votojnë LSI-në më 25 prill

65
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shprehet se të gjithë duhet të votojnë LSI, numrin 6 më datë 25 prill.

Kryemadhi thekson se ndryshimi tashmë ka ardhur, duke bërë thirrje që të votohet LSI dhe vota të jetë e vlefshme.

“Të dashur miq. Dua ta nis sot ditën, duke falënderuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Tiranës, burrat dhe gratë që ishin dje në shesh, edhe pse ishte ditë me shi, ata ishin aty. Energjia dhe entuziazmi ishte burim frymëzimi. Ju jam shumë mirënjohëse. Edhe dy ditë na kanë ngelur, të mos ndalemi, dashurinë që keni në zemra ta shpërndajmë.

Takimi dje në Tiranë ishte i jashtëzakonshëm. Takimi i djeshëm ishte një energji e jashtëzakonshme, ngjyra e kuqe e flamujve të LSI-së ishte një ngjyrë dashurie, që depërtoi në zemrat e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që ishin aty, por edhe të atyre qindra e mijërave që na ndoqën nga ekranet dhe rrjeteve sociale. E di se është e vështirë komunikimi me ju nëpërmjet mediave, që i ka uzurpuar Rilindja, por mos ndaloni, shpërndani videon, shpërndani mitingun, mos ndaloni, shpërndani emocionet që kaluar dje aty. Mos ndaloni, trokisni derë më derë sepse ndryshimi ka ardhur. Kërkoni që të votojnë edhe të tjerët për LSI-në, të votojnë numrin 6 dhe të kenë kujdes, të mos nxjerrin fletën të pavlefshme”, u shpreh Kryemadhi.

S'KA KOMENTE