Kryebashkiaku Subashi:Po behen perpjekje per diversione ne PS Fier

Kryebashkiaku Subashi:Po behen perpjekje per diversione ne PS Fier

1471
SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi teksa ka qene gjate ketyre diteve ne krye te aksionit per shuarjen dhe mbulimin e fushes se mbetjeve urbane ka komentuar për herë të parë edhe akuzat e kreut aktual te PS Fier Petro Koçit

Subashi thotë se nuk ka asnjë akuzë të Petro Koçit ndaj tij apo Bashkisë së Fierit. Ai thotë se akuzat janë keqinterpretuar me dashje kundër tij teksa thekson se i mbështet pretendimet e deputetit të PS.

Për të po bëhen përpjekje për të bërë diversione në PS, teksa bie dakord që ku ka abuzime të këtij lloji atëhere duhet të trajtohen dhe secili të mbajë përgjegjësitë e veta.

Ndaj meje? Ndaj meje? Këtu po abuzon, me dashje apo pa dashje. Të lutëm, këto diversione nuk bëhen me PS. Në asnjë moment, deputeti Koçi nuk bëhet asnjë sinuatë për Bashkinë.

Ishin problem në parim. Nuk jemi kundër tyre, i mbështesim. Ku ka abuzime të trajtohen. Secili të mbajë përgjegjësitë e veta.

Ka qenë spekulim i pastër i shumë mediave, me dashje apo pa dashje kanë shtrembëruar një shqetësim real, ose z.Koçi e mendon që është real dhe e kanalizojnë drejt Bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryebashkiakut ky është lajm. Abuzim. Edhe ju që bëtë pyetjen bëtë abuzim.

Nuk e di pse është përhapur, ju takon juve gazetarëve ti zhbironi dhe hetoni. Kjo është e vërteta, çdo institucion është i hapur, për çdo procedurë, për çdo gjë që organet ligjzbatuese e shohin, patjetër s’ka asgjë të keqe. ‘’- tha Subashi.

Disa ditë më parë deputeti i zgjedhur i PS në Fier, Petro Koçi bëri një deklaratë të fortë duke denoncuar se krimi është shtrirë mbi financat publike në qytetin ku kandidoi dhe trafikantët fitojnë tendera aty.

Ai bëri disa denoncime radhazi me këmbëngulje teksa tre ditë më parë SPAK u vu në lëvizje dhe thirri për dëshmi deputetin.

S'KA KOMENTE