Kryebashkiaku Subashi prezanton projektet per zhvillimin e Libofshes

Kryebashkiaku Subashi prezanton projektet per zhvillimin e Libofshes

288
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ne vijim te turit te tij ne Fier eshte ndalur ne zonen e Libofshes . Ne bashkebisedimin me banore te kesaj zone Rama ka prezantuar projektin e 100 fshatrave ku perfshihet edhe Libofsha.

Per Kryeministrin Edi Rama kjo zone eshte nje qender e rendesishme bujqesore dhe politikat nxitese dhe ndihmese te qeverise do te vijojne duke dhene rezultate te metejshme .

Kryeministri eshte shprehur se per fermeret  do te ndihet akoma edhe me shume rritja e tyre ekonomike sidomos pas zerimit te takses per inputet bujqesore.

Duke njohur resurset e kesaj zone eshte koha qe te shkojme me tej ne zhvillimin e Libofshes ka thene Rama duke prezantuar idene e Agro-Turizmit . Trashegimnia kulturore eshte nje komponente i rendesishem i kesaj zone duke i dhen mundesine e ndertimit te sistemit te Agro Turizmit dhe thithjes se turisteve.

Programi Kombëtar 100 fshatrat nuk e synon thjesht ndërhyrjen konkrete në këto zona por edhe krijimin e modeleve  dhe ne kemi shumë besim që pasi të marrin formë do të shpërndahen me shpejtësi në të gjithë hapësirën, duke dhënë shembujt e nevojshëm për mënyrën sesi mund të transformohet një potencial i fjetur në një burim rritjeje të të ardhurave të ekonomisë familjare”, -theksoi kryeministri.

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ne fjalen e tij ka renditur punen qe eshte bere ne keto 4 vite ne zonen e Libofshes si dhe  projektet qe do te zbatohen ne te ardhmen per ti dhene nje tjeter dimension zhvillimi zones ,jo vetem ne bujqesi por edhe ne turizm pasi ka disa komponente te rendesishem qe e bejne attaktiv per vizitoret.  Zona e Libofshes ka asetet bregdetar, kulturor ,fetar dhe arkeologjik duke e rritur dhe zhvilluar turizmin.

Subashi eshte shprehur se eshte gati projekti per vijimin e investimit ne infrastrukture nga Hasturkasi ne Bregdet 2-Zbatimi i projektit tashme te perfunduar te rruges qe lidh Manastirines e Ardenices,  Kishen e Libofshes dhe Manastirin e “Shen Kozmait” ne Kolkondas .3-Projektin e Rikualifikimin e Qendres se Libofshes 4-Ndertimi i rrjetit ujesjelles kanalizimeve per te gjithe Libofshen.-5 Zhvillimi i kurores se lumit ne Adriatik

S'KA KOMENTE