Kryebashkiaku i Fierit ,Subashi jep lajmin e mire familjes qe iu dogj...

Kryebashkiaku i Fierit ,Subashi jep lajmin e mire familjes qe iu dogj shtepia, do e rindertojme qe neser

795
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjes së ndodhur në Mbrostar Ura, ku banesa e familjes Metua u përfshi nga flakët, duke pësuar dëme të konsiderueshme ka reaguar edhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi duke vene ne levizje strukturat e bashkise per te sistemuar fillimisht kete familje dhe prej dites se neserme te nis rindertimi i baneses

Postimi i plote i Bashkise

Pas ngjarjes së ndodhur në Mbrostar Ura, ku banesa e familjes Metua u përfshi nga flakët, duke pësuar dëme të konsiderueshme, Bashkia Fier mori menjëherë masat duke e sistemuar familjen përkohësisht në konviktin e shkollës “Rakip Kryeziu”.
I menjëherëshëm ka qenë edhe urdhri që kryetari i Bashkisë Fier z. Armando Subashi ka nxjerrë për riparimin e banesës së dëmtuar nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë, punime që do të nisin që nesër për të përfunduar në një kohë sa më të shkurtër.
Gjithashtu, Bashkia Fier do të angazhohet për t’u kujdesur për çdo nevojë emergjente që familja Metua do të ketë, për vete problematikën specifike te saj.

S'KA KOMENTE