Kryebashkiaku i Fierit shkon te banorët që dolën në protestë për ndërtimin...

Kryebashkiaku i Fierit shkon te banorët që dolën në protestë për ndërtimin e spitalit, Subashi: Dëmshpërblimi do ju jepet!

10520
SHPËRNDAJE

Subashi u ka premtuar banorëve se për tokën do të dëmshpërblehen në një kohë sa më të shpejtë të mundshme nga ana e qeverisë. Ai tha se vepra publike do të ndërtohet, pavarësisht vullnetit që kanë pronarët e saj të ligjshëm.

Banorët në fshatin Daullas në Fier kanë dalë ditën e sotme në protestë pas lajmit se në atë zonë do të ndërtohet spitali i ri me fondet nga Turqia. Ka qënë kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi i cili ka mbërritur pak minuta më parë te banorët që kundërshtojnë që spitali të ndërtohet në tokat e tyre.

Subashi u ka premtuar banorëve se për tokën do të dëmshpërblehen në një kohë sa më të shpejtë të mundshme nga ana e qeverisë. Ai tha se vepra publike do të ndërtohet, pavarësisht vullnetit që kanë pronarët e saj të ligjshëm.

‘Veç atyre që diskutuam dje, (nuk kemi tokë për të shitur thonë banorët, dhe e ndërpresin fjalën e kryebashkiakut). Ti dje ske qenë në takim, unë kam bërë takim dje me të gjithë pronarët, dhe u kam komunikuar vendimin që është marrë me kryeministrin dhe me ministren, dhe kemi gjetur se kush është më e përshtatshmja. Bëhet fjalë për një vepër që do ti shërbejë të gjithë banorëve të jugut, nga shumë variante, u gjykua që ky varianti këtu është më i përshtatshëm, është pranë rotondos, dhe krijon akses për të gjithë jugun.Ne kemi nxjerrë pronarët, listën e pronarëve, bëmë takimin dje, ku unë u thashë se vendimi është marrë dhe do fillojmë procedurat e shpronësimit. Unë kërkova që të bëjmë një marrëveshje të përbashkët, që edhe punimet mos të pengohen, por edhe ju të merrni dëmshpërblimin (banorët e konsiderojnë qesharak). Dëmshpërblimi duhet të jepet sipas ligjit të shpronësimeve publike.Ligji është i pandryshuar, qoftë nga qeveritë e majta qoftë nga ato të djathta. Ligji nuk kërkon pëlqimin e pronarëve, ku vendosen që të bëhet vepra publike, shpronësimi bëhet sipas ligjit, nuk mund të pengohet vepra publike”, u shpreh Subashi.Kryeministri Edi Rama ishte para dy ditësh në zonën e Levanit prej nga inspektoi nga afër zonën ku do të ndërtohet spitali që u premtua gjatë takimit të tij në Turqi.

S'KA KOMENTE