Krisma armesh ne qytetin e Fierit

Krisma armesh ne qytetin e Fierit

2679
SHPËRNDAJE

 

 

Krisma armesh jane degjuar kete mbremje ne qytetin e Fierit. Banore te pallateve prane parkut  ne lagjen 1 Maj  ne Fier kane thene jashte kamerave te medias se jane degjuar te shtena armesh qe i jane derdhur mbi nje subjekt privat. Menjeher pas krismave ka ndodhur edhe djegia e makines ne Afrim te Ri. Mendohet se autoret qe jane perfshire ne kete shkembim zjarri te jene larguar me automjetin qe me pas i eshte vene flaka.

Fier
Informacion paraprak i policise Fier

Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

S'KA KOMENTE