Krimi që tronditi Greqinë, bashkëshorti i 20-vjeçares pranon dhe rrëfen vrasjen e...

Krimi që tronditi Greqinë, bashkëshorti i 20-vjeçares pranon dhe rrëfen vrasjen e së resë

848
SHPËRNDAJE

Mediat greke raportojnë se burri 32 vjeçar, pas më shumë se tetë orësh në pyetje nga policia, ka pranuar se ka vrarë gruan njëzet vjeçare, Caroline.

Sipas rrëfimit të Babis Anagnostopoulos, mbrëmjen e tragjedisë ai ka konfliktuar me bashkëshorten.

Ai pretendon se 20-vjeçarja i kishte thënë se ishte e vendosur ta braktiste, duke marrë edhe të bijën 12-muajshe me vete, larg burrit.

Sipas informacioneve të fundit ai ka thënë se e ka mbajtur të fshehtë vrasjen e bashkëshortes, pasi mendonte për të bijën 12-muajshe.

Provat që bindën hetuesit se burri ishte ekzekutuesi i bashkëshortes së tij:

Së pari, në kohën që 32-vjeçari kishte deklaruar se ka qenë i lidhur nga grabitësit kishte kryer biseda telefonike me familjarët e tij.

Së dyti, në kohën kur ai kishte thënë se ishte në gjumë, para mbërritjes së grabitësve në shtëpi, aplikacioni i Fitness që kishte shkarkuar për matur hapat dhe kaloritë që digjte gjatë ditës, kishte treguar se kishte qenë në lëvizje.

Së treti, ora biometrike e 20-vjeçares tregoi orën reale të vdekjes së saj, kohë e cila nuk përkon me atë të dhënë nga bashkëshorti i saj në dëshmi. Ora e telefonit celular ka regjistruar impulset e të resë, në kohën kur 32-vjeçari është shprehur se ajo është mbytur nga grabitësit.

Së katërti, 32-vjeçari nuk ka qenë bindës në deklaratën që ka dhënë për mënyrën si arriti të lirohej nga litarët me të cilët e kishin lidhur grabitësit për të telefonuar policinë.

Së pesti, sipas rezultateve të analizës teknike në regjistruesin e kamerës ka një mospërputhje. 32-vjeçari ka dhënë një kohë specifike për orën kur grabitësit largohen nga shtëpia. Rezulton se karta ishte hequr 4 ose 5 orë, para kohës së pretenduar nga 32-vjeçari për momentin e hyrjes së grabitësve në shtëpi.

Së gjashti, nga hetimet ka rezultuar se ka pasur një shkëmbim mesazhesh mes çiftit, të cilat tregojnë se në orët e mesnatës, ata kishin pasur një debat dhe Caroline i ka shkruar të shoqit: Budalla.

Së shtati, piloti pretendon se humbi ndjenjat për të paktën një orë. Por hetuesit thonë se nëse kjo gjendje do kishte zgjatur kaq shumë, atëherë ai do kishte dëmtime të trurit ose mund të humbte jetën. Atëherë lind pyetja se si u rikuperua ai pa probleme serioze për jetën dhe si është e mundur që ai të ishte i qartë teksa ishte pa ndjenja për aq shumë kohë.

Policia greke ka konfirmuar zyrtarisht se autor i vrasjes së 20-vjeçares Caroline, është pikërisht bashkëshorti i saj, 33-vjeçari Babis Anagnostopoulos. 

Ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë, por edhe mbarë botën ndodhi më 11 maj të këtij viti në lagjen Glyka Nera në Athinë. 

Përmes një komunikate të shkurtër zyrtare, policia greke konfirmon se autor i krimit është bashkëshorti, me profesion pilot, i cili ka pranuar autorësinë pas 8 orësh marrje në pyetje. 

NJOFTIMI ZYRTAR NGA POLICIA: 
Zbardhet vrasja e 20-vjeçares, që ka ndodhur më 11 maj në Glyka Nera, Athinë.
Autori është bashkëshorti 33-vjeçar, i cili rrëfeu krimin.

S'KA KOMENTE