Krimi në Fier, 61 vjeçari ia kishte thënë troç djalit: Mos e...

Krimi në Fier, 61 vjeçari ia kishte thënë troç djalit: Mos e merr për nuse! Do të vras ty, gruan dhe veten.

4964
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Vidhistë të Roskovecit, ku një 61-vjeçar i identifikuar si Xhevair Hoxha  vrau nusen e djalit, 30 vjeçe.

Se vjehrri jetonte prej disa kohësh me djalin dhe bashkëjetuesen e tij në një shtëpi. 30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 2 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.

Kunata e Xhevair Hoxhës tha se autori i krimit e kishte paralajmëruar djalin se do ta vriste së bashku me bashkëjetuesen e tij.

“I thoshte mos e merr për shtëpi  por djali nuk e dëgjonte, ai nuk e donte nuse për shtëpi. I kishte thënë gjithmonë djalit unë do të vras ty, nusen dhe do vritem vetë. Ajo ishte e martuar kishte fëmijë por nuk e donte atë dhe mori djali në shtëpi. Si familje ishin në rregull, normalisht punonin”, tha kunata e 61-vjeçarit që kreu krimin.

“Ajo ka dy vite që jetonte këtu, ka ardhur nga një fshat tjetër. Grindje nuk e di a kishte grindje por si njerëz ishin shumë punëtor. Ai punonte dhe fitonte, ne na vjen keq se i kishim fshatarin tonë. Nuk e di si janë rrethanat”, u shpreh një e moshuar.

S'KA KOMENTE