Krimet e Renda :Arrest me burg per vrasesin e bashkeshortes dhe kunates...

Krimet e Renda :Arrest me burg per vrasesin e bashkeshortes dhe kunates ne BALLSH

184
SHPËRNDAJE

Sot është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Gazmend Musta i cili pasditen e 2 janarit 2019 vrau në sy të fëmijëve, 7 dhe 3 vjeç bashkëshorten e tij. Gentjana Çaushaj dhe të motrën e kësaj të fundit, Milisa, 18 vjeçe.

Dokumenti i ekspertizës mjeko-ligjore, zbulon detaje shokuese të asaj pasditeje në apartamentin e masakrës, ku çifti jetonte në lagjen 5 Shkurti në Ballsh.

Sipas dokumentit, 32-vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndjenjës dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor.

Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.

Ekspertiza mjeko ligjore zbulon se secila prej grave ka më shumë se 10 plagë në trupat e tyre.

arrestuari Gazmend Musta deklaroi se i vrau të dyja me thikë kuzhine, pasi nuk duroi kundërshtimin që i bëri bashkëshortja e tij. Ai u arrestua nga policia në Ballsh në orën 21.00 të datës 02. 01. 2019.

“I dyshuari pretendoi se shkak për goditjen me thikë që i bëri bashkëshortes dhe kunatës kanë qenë ofendimet e Gentianës ndaj tij të cilat nuk i duroi dhe pas kësaj nuk diti se çfarë bëri”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Gjithashtu pas krimit Gazmendi ka marrë të atin në telefon dhe pasi i ka treguar për krimin i ka thënë: t’ia bënte hallall se do të piqeshin në botën tjetër”

Gazmend Musta doli sot para gjykatës së krimeve të Rënda ku mori masën e sigurisë “Arrest me burg”.

S'KA KOMENTE