Krim i rende ne familje, 51 vjecari vret gruan e tij ne...

Krim i rende ne familje, 51 vjecari vret gruan e tij ne makine

2174
SHPËRNDAJE

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Bubq të Krujës, ku 51-vjeçari Artan Ismalaj, ka vrarë gruan e tij brenda në makinë, dhe më pas ka tentuar që ti japë fund edhe jetës.

Mësohet se 45-vjeçarja Klarita Ismalaj ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që autori i kësaj ngjarje të rëndë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Mësohet se 51 vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që nuk dihen ende detaje për konfliktin që ka pasut mes çiftit.

45-vjeçarja është gjetur e vdekur në makinë, ndërkohë që policia vijon hetimet për ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. 

Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE