Kreu i KADASTRES:Mesi i Tiranës apo Durrësit, Fierit nuk janë vende që...

Kreu i KADASTRES:Mesi i Tiranës apo Durrësit, Fierit nuk janë vende që ne duhet të shkojmë të legalizojmë, por zona që duhet të pastrojmë

1075
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame foli për procesin e legalizimeve të ndërtesave dhe shtëpive, duke u shprehur se ky është një proces rutinë, i cili kërkon kohë dhe durim.

Lame u shpreh se në qendrat e qyteteve ka shumë shtesa apo kioska që bllokojnë një trotuar apo një kalim, ndërsa shtoi se çdo javë legalizohen 2 ose 3 pallate.

Artan Lame: Mesi i Tiranës apo Durrësit, Fierit dhe Shkodrës nuk janë vende që ne duhet të shkojmë të legalizojmë, por zona që duhet të pastrojmë. Në qendrat e qyteteve do të ecin shumë ngadalë. Ka shtesa pa sens në qendrat e qyteteve, këto shtesa nesër bllokjnë një trotuar, apo një kalim, ku nesër do të ketë një projekt. Ndërsa në çdo javë legalizohen 2 ose 3 pallate. Unë dal më rrallë për këto kur dua të tërheq vëmendjen. Legalizimi është një proces rutinë që do kohën e vet, do durim. Ndërsa “dhimbja e kokës” janë problematika e zvarritjes në vite.

S'KA KOMENTE