”Krenar që jam shqiptar”, kampioni i botës nga Fieri, tregon mashtrimin e...

”Krenar që jam shqiptar”, kampioni i botës nga Fieri, tregon mashtrimin e mediave greke (Video)

9684
SHPËRNDAJE

Kampioni i botës për të rinj në Kickbox, 17-vjeçari shqiptar Gerald Gega reagon për Euronews Albania pas lajmeve të mediave greke, të cilat ndryshuan deklaratën mbi kombësinë e tij.

Gerald Gega u shpall këtë javë në Itali si kampioni i botës për të rinj në Kickbox. I riu me origjinë nga Fieri, i cili ka lindur, jetuar e stërvitur në shtetin grek është pritur me ovacione në mediat greke, aq sa disa prej tyre ndryshuan dhe deklaratat mbi kombësinë e tij, sipas Gegës.

“Kam thënë që jam rritur në Greqi por nuk kam thënë që jam grek. Kam thënë që jam shqiptar, kam gjak shqiptar e jam krenar që jam shqiptar. Shqipëria e Madhe. Të na rrojë Shqipëria,” – u shpreh kampioni.

Sipas tij ky lajm mund të ketë qarkulluar edhe për t’i bërë qejfin vetes, pasi aty ku ai jeton, në Kretë, është i vetmi që ka marrë ato medalje.Gega thotë se që i vogël ka ëndërruar të ngrejë flamurin shqiptar, ndërsa pohon se grekët nuk janë treguar kurrë racist me të.

S'KA KOMENTE