Kremlini kërcënon me perdorim te armeve berthamore nese NATO vendos trupat ne...

Kremlini kërcënon me perdorim te armeve berthamore nese NATO vendos trupat ne Ukraine

143
SHPËRNDAJE

Propaganda ruse pretendon se Vladimir Putin do të nxjerrë herët armët e tij bërthamore nëse paqeruajtësit e NATO-s vendosen në terren në Ukrainë – gjë që do të ndezë Luftën e Tretë Botërore.

Televizioni shtetëror i presidentit rus, shkoi deri aty sa paralajmëroi liderët e aleancës kundër vendosjes së ndonjë trupi në Ukrainë.

Kërcënimet e fundit nga Kremlini erdhën pasi pamjet tregonin funeralin me nderime të plota ushtarake të zëvendëskomandantit të flotës së Detit të Zi, Andrei Paliy, 51 vjeç, i vrarë gjatë luftimeve në Mariupol më 20 mars.

Transmetimi nga zëdhënësit e propagandës së Putinit në televizionin shtetëror, duke u shqetësuar për faktin nëse NATO dërgon paqeruajtës në Ukrainë, thanë se ata do të fillojnë Luftën e Tretë Botërore.

Olga Skabeyeva, drejtuese e emisionit 60 Minuta të Rossiya 1, në pronësi të shtetit, tha: “Nëse anëtarët e NATO-s dërgojnë paqeruajtës në Ukrainë…Ata duhet të kuptojnë se kjo do të përfaqësojë një përplasje të drejtpërdrejtë midis forcave të armatosura të Rusisë dhe NATO-s.

“Dhe se si do të përfundojë kjo përplasje ndoshta nuk ia vlen të shpjegohet… Kjo do quhet Lufta e Tretë Botërore.”

Dhe në Channel 1 të kontrolluar nga Kremlini, eksperti ushtarak, Kol. Yury Knutov, i bëri jehonë të njëjtës linjë.

S'KA KOMENTE