Krahasimi i dy varianteve “Alfa” dhe “Delta”. Mjeku: Ja kush është më...

Krahasimi i dy varianteve “Alfa” dhe “Delta”. Mjeku: Ja kush është më i rrezikshëm

144
SHPËRNDAJE

Covid-19 ka ndryshuar “fytyrë” krahasuar me 1 vit e gjysmë më parë.

Mjekët epidemiologë në Shqipëri kanë marrë në analizë mutacionet ekzistues të virusit famëkeq duke e krahasuar atë me mostrat e janari-shkurtit të vitit të kaluar. Eksperti i Shëndetit Publik, Ilir Alimehmeti paraqet një studim dhe analizë të tijën duke hequr një paralele mbi dy varjentet në fjalë “Alfa” (varianti i vjetër) dhe “Delta” (Varianti i ri).

Pas analizimit të testeve të kryera, infektimet ditore, hospitaizimeve dhe fataliteteve, mjeku arrin në konkluzionin se varianti i fundit paraqitet më qetë se vala e dimrit.

“Shtrimet në spital gjatë valës ‘Delta’ janë 11.4-fish më të ulëta se sa gjatë valës ‘Alfa’ (p < 0.001): 36,4 numri mesatar i të shtruarve në spital gjatë valës ‘Delta’, 413,9 numri mesatar i të shtruarve në spital gjatë valës ‘Alfa’. Humbjet e jetës gjatë valës ‘Delta’ janë 13.8-fish më të ulëta se sa gjatë valës ‘Alfa’ (p < 0.001): 42 humbje jete gjatë valës ‘Delta’, 579 humbje jete gjatë valës ‘Alfa’.

Vdekshmëria e rasteve me ‘Delta’ (CFR – Case Fatality Rate) rezulton 4.2-fish më e ulët se sa gjatë valës ‘Alfa’.
Por, në të gjithë indikatorët vala ‘Delta’ duket qartësisht më e qetë në Shqipëri në krahasim me valën ‘Alfa’, edhe pse numri i testimeve është shtuar gjatë valës ‘Delta’ dhe ka një dokumentim më të lartë”.

Ky efekt, sipas tij është pasojë e numrit të lartë të personave që e kanë kaluar infeksionin në rrugë natyrore dhe numrit të personave të vaksinuar, sidomos të personave në kategoritë vulnerabil. Përfundimi i referohet të dhënave të marra nga buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë.

S'KA KOMENTE