KQZ vendos shpërndarjen e mandatave për deputetë në 12 qarqet e vendit

KQZ vendos shpërndarjen e mandatave për deputetë në 12 qarqet e vendit

122
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar ditën e sotme ndarjen e deputetëve për çdo qark të vendit. Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi ka miratuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. 

Pra, Partia Socialiste ka marrë nga zgjedhjet 74 mandate deputetësh Partia Demokratike 59, Lëvizja Lëvizje për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate 3. 

“Vlerësojmë që pretendimi i PD ME LIDHJE me përcaktimin e përkatësisë politike të kandidatëve fitues të rastit, kur këto parti politike janë pjesë të një koalicioni qëndron dhe do e reflektojmë në zgjedhjen e projektaktit. 

Në rastet kur kandidatet fitues janë pjesë e listës shumëemërore të një koalicioni, do të jetë e përcaktuar dhe partia politike ku i përket ai fitues. Në lidhje me numrin e mandateve të cilat iu shpërndan çdo subjekti zgjedhor për çdo qark. 

Meqenëse nuk kemi diskutime të tjera, me lidhje me numrin e mandateve që përfiton një subjekt zgjedhor në çdo qark, atëherë i miratojmë sipas projekt vendimeve të paraqitura dhe konkretisht fillojmë me qarkun e Gjirokastrës. Shpërndarja e mandateve, është si më poshtë, PS 3, PD, 1. 

Në Qarkun e Dibrës shpërndarja e mandateve është, PD 3, PS, 2 mandate. Në Qarkun Durrës, shpërndarja e mandateve është: PS 8, PD 6 mandate. Qarku Tiranë, shpërndarja e mandateve është si më poshtë. PS 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1. 

Shkodër PD 5, PS 3, PSD 2, LSI 1.  Qarku Berat, PS 5, PD, 2. Qarku Kukës, PD 2, PS 1 mandat. Qarku Korçë, PS 6 mandate dhe PD 5.Qarku Lezhë, PD 4 mandate PS 3 mandate. Qarku Vlorë PS 8 mandate, PD 4 mandate. Qarku Elbasan, PS 8 mandate, PD 6 mandate. 

Qarku Fier, PS 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat. Këto ishin vendimet në lidhje me numrin e mandateve për çdo qark. 

Kundër këtyre vendimeve bëhet ankesa në KAS brenda 3 ditësh e ky vendim hy në fuqi menjëherë në fletoren zyrtare”, tha Celibashi. 

S'KA KOMENTE