KQZ i jep mandatin 4 deputeteve te rinje te LSI

KQZ i jep mandatin 4 deputeteve te rinje te LSI

41
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  njoftoi sot se vendosi t’u japë mandatet e deputetit, katër kandidatëve në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët pranuan të zëvendësojnë deputetët që dorëzuan mandatet, Endrit Braimllarin, Përparim Spahiun, Edmond Haxhinaston dhe Floida Kërpaçin.

Katër deputetët që tashmë konsiderohen si tradhtarë të kauzës për të cilën LSI-ja po lufton në kuadrin e opozitës së bashkuar për dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të lira, janë: Edmond Rrushi, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Ylli Shehu.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të partisë LSI, qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari”, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të partisë LSI, qarku Tiranë, z. Edmond Abaz Rrushi.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të partisë LSI, qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu”, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të partisë LSI, qarku Dibër, znj. Aurora Xhavit Mara.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të partisë LSI, qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto”, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të partisë LSI, qarku Elbasan, z. Enver Mersin Roshi.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të partisë LSI, qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi”, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të partisë LSI, qarku Tiranë, z. Ylli Vesel Shehu.

S'KA KOMENTE