KQZ cakton renditjen, si do të vendosen partitë politike në fletën e...

KQZ cakton renditjen, si do të vendosen partitë politike në fletën e votimit për çdo bashki

116
SHPËRNDAJE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka caktuar këtë të shtunë renditjen e partive politike në fletën e votimit, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Kështu, në Bashkinë e Shkodrës, KQZ ka caktuar të parën në fletën e votimit Partinë Socialiste të udhëhequr nga Edi Rama.

I dyti në listën e Shkodrës është koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, i Sali Berishës, që përbëhet nga LSI dhe PDK. Ndërkohë, që e treta në listë renditet Partia Demokratike e Lulzim Bashës.

Në Lushnjë, PS e Para, e udhëhequr nga PD, e më pas “Shtëpia e Lirisë”. Në Rrogozhinë, PD është e para, PS e dyta dhe “Shtëpia e Lirisë” në vend të tretë.

Në Vorë, udhëheq “Shtëpia e Lirisë”, PS renditet e dyta dhe PD e treta. Në Durrës, “Shtëpia e Lirisë” renditet e para, PS e dyta dhe PD e treta.

Edhe në Dibër udhëheq “Shtëpia e Lirisë, i ndjekur nga PD, e më pas PS.

S'KA KOMENTE