KQZ: 20 kandidatë për kryetar bashkie, po verifikojmë dokumentacionin

KQZ: 20 kandidatë për kryetar bashkie, po verifikojmë dokumentacionin

43
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022.

Nga 10 subjekte të regjistruara vetëm 4 prej tyre e kanë depozituar dokumentacionin.

KQZ: 20 kandidatë për kryetar bashkie, po verifikojmë dokumentacionin. 4 subjekte kanë depozituar dokumentacionin.

Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

Shkodër, zj. Majlinda Angoni
Durrës, zj. Emiriana Sako
Lushnje, zj. Eriselda Sefa
Rrogozhinë, z. Edison Memolla
Vorë, z. Blerim Shera
Dibër, z. Rahim Spahiu

Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi
Bashkia Dibër, z. Luan Haka
Bashkia Vorë, z. Ymer Marku
Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa
Bashkia Durrës, z. Luan Hoti
Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana
Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi
Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia
Bashkia Durrës, z. Ardian Muka
Bashkia Lushnje, z. Elton Bano
Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:
Bashkia Durrës, z. Jonid Nano
Bashkia Dibër, z. Dritan Torba

S'KA KOMENTE