Kontrolle nga policia në autostraden Fier-Vlore pas sulmit me arme ndaj Top...

Kontrolle nga policia në autostraden Fier-Vlore pas sulmit me arme ndaj Top Channel

1514
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka bërë kontrolle në disa akse rrugore, ku kishte dyshime se autoret mund të vinin në Vlorë.

Kemi punuar gjatë gjithë natës, kemi një pistë ku po punojmë dhe shpresojmë shumë të zbardhim ngjarjen”, u shpreh drejtori i policisë së Vlorës.

Disa persona janë shoqëruar deri më tani, ndërsa kontrollet vazhdojnë dhe në dalje të autostradës Fier-Vlorë, ku dyshohet se mund të jenë hedhur armë zjarri.

Ndërkohë, makina që dyshohet se është e autorëve u gjet e djegur disa orë më pas ngjarjes në autostradën e Kavajës. Mësohet se makina dhe targat ishin të vjedhura. Këto të fundit, janë vjedhur një muaj më parë.

“Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Në makinë ndodheshin dy armë kallashnikovë, me të cilat autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri pumbash drejt godinës së televizionit kombëtar.

Armët janë dërguar në laboratorin shkencor për t’u krahasuar me të dhënat e policisë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Sulmi i rëndë ndaj Top Channel ndodhi pak pas mesnate. Rreth orës 01:00 autorët kanë qëlluar me kallashnikov nga makina në drejtim të godinës. Viktimë e sulmit mbeti roja e sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

S'KA KOMENTE