“Kontratat për inceneratorët i gjeta të fimosura”, Balluku: U shqetësova, 430 milionë...

“Kontratat për inceneratorët i gjeta të fimosura”, Balluku: U shqetësova, 430 milionë euro janë shumë para.

1141
SHPËRNDAJE

Balluku: Do më ndihmoni të kuptoj atë 430 milionëshin e abuzimit që për të thënë të drejtën unë i kam gjetur këto kontrata sepse nuk kam qenë në këtë post kur janë fimrosur. Por i kam hapur për t’i lexuar sepse u shqetësova edhe unë. Sepse 430 milionë është një shumë tepër e madhe dhe dua të di nga e nxorët këtë shumë?

Tabaku: Po patjetër, do t’ua japim ne të gjithë llogaritjet e bëra që na çuan në këtë shumë. 

Balluku: 430 milionëshi është një abstragim i juaji sesi po të shtosh 30 milionë euro cdo muaj për disa vite atëherë do na dilka kjo shumë. Me gjithë respektin për të gjithë punën dhe analizën që ju bëni, në këtë rast kjo shkon ashtu si në rastin e karrigeve 5 mijë veta për 2 mijë karrige.

(Ndërhyjnë deputetët e PD)

Tabaku: Ju lutem lëreni të përfundojë me qetësi, se nuk ka problem. Me këtë 7742 ka shkuar njëri në burg, tani të shohim nëse do shkojë sërish dikush në burg. 

Balluku: Nëse ju me një qetësi olimpike dilni para shqiptarëve dhe u thoni se janë marrë 430 milionë euro kjo pastaj nuk e di si mund të quhet. Nuk mund të merrni mbi supe këtë lloj abstragimi.

S'KA KOMENTE