Konstituohet Këshilli Bashkiak i Himarës, PS fiton kryetarin

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Himarës, PS fiton kryetarin

84
SHPËRNDAJE

Këshilli Bashkiak i Himarës u konstituua ditën e sotme dhe kreu i saj u zgjodh Dhimitër Kapaj nga Partia Socialiste. Nga 21 këshilltarë që ka këshilli, Kapaj mori 13 vota, kundrejt Afrovita Dhimojanit nga Bashkë Fitojmë, e cila mori vetëm 8 vota.

Kryebashkiaku i zgjedhur në këto zgjedhje Fredi Bejleri ndodhet në burg për shit-blerje votash. Ai nuk mund të marrë mandatin e tij pasi nuk i është dhënë leje për të qenë në mbledhje dhe kryesimi i bashkisë do të vijojë nga kryebashkiaku në detyrë Gjergji Goro.

Mbështetësit e Fredi Belerit, në mbledhje konstituive të Këshillit Bashkiak kanë kërkuar që ai të ishte në sallë. “Duhet të ishte këtu”, thanë ata.

S'KA KOMENTE