Konfindustria i çon Ramës 11 pikat për menaxhimin e situatës: Të hiqen...

Konfindustria i çon Ramës 11 pikat për menaxhimin e situatës: Të hiqen taksat dhe tarifat e shërbimeve koncesionare për hidrokarburet…

1144
SHPËRNDAJE

Kërkesat e Konfindustrisë: 

Lënda:Kërkesa për përballimin e krizës së karburanteve dhe energjisë dhe pasojave në

ekonominë kombëtare

Drejtuar: Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Për dijeni: Z. Ilir Meta President i Republikës

Për dijeni: Znj. Lindita Nikolla Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

I nderuar Z. Kryeministër!

Në emer të Konfindustrisë ( ëëë.konfindustria.al) duke vlerësuar me shqetësim të thellë:

– Pasojat shkatërruese afatgjata të krizës së cmimeve të karburanteve dhe energjisë elektrike mbi

biznesin, industritë, prodhimin vendor dhe ekonominë kombëtare,

– Pasojat e rënda të krizës ekonomike të prodhuar nga rritja e pakontrolluar e cmimeve të karburanteve,

energjisë dhe drithërave në mirëqënien e qytetarëve shqiptarë, që rrezikon të cojë në shtim të

papunësisë, valë të reja të emigracionit dhe deri në mundësi të prishjes së rendit kushtetues dhe

shoqëror të vendit,

– Dështimin e plotë të politikave ekonomike, fiskale dhe financiare të deritashme, që fatkeqësisht kanë

zhdukur prodhimin vendore në përfitim të grupeve importuese të naftës. Në mënyrë qartësisht

antikombëtare, të papërgjegjshme dhe korrupsioniste janë zeruar përparësitë e jashtëzakonshme

strategjike të Shqipërisë si vend zotërues, prodhues dhe përpunues i rezervave nga më të mëdha të

hidrokarbureve “on shore/në Europë, të mjaftueshme për të na bërë të pavarur nga krizat

ndërkombëtare të naftës dhe gazit. Biznesi dhe qytetarët shqiptarë paguajnë cmimet nga më të lartat

krahësimore të karburanteve në kontinent shoqëruar me cilësi tërësisht jashtë standarteve me pasoja të

rënda financiare shtesë, shëndetësi, mjedis, makineri,etj.,

– Duke vlerësuar dështimin e plotë të politikave populiste institucionale dhe menaxheriale me shenja të

qarta të korrupsionit dhe subjektivizmit në sektorin e prodhimit dhe furnizimit të energjisë elektrike, që

kanë zeruar përparësitë strategjike të vendit si prodhues i energjisë elektrike nga burime ujore

krejtësisht të pavarura nga tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike. Në muajt janar dhe shkurt 7400

bizneset kryesore prodhuese shqiptare paguajnë mesatarisht 80-150% të cmimit të energjisë elektrike

më shumë. Shënojmë, se viti 2021 ishte viti me prodhimin më të mirë historik të energjisë elektrike ku

eksportet, tejkaluan me afër 0.5 miliard MGËH importet. Shitjet e pakuptimta të energjisë elektrike nga

KESH me cmime mjaft të ulta të ndodhura deri në periudha të verës 2021, gërshetuar nga importet me

cmime shumë më të larta dhe humbjet e larta në sistem, ishin shkaqet, që cuan vendin në krizën

energjitike më të rëndë në dhjetëvjecarin e fundit pikërisht në vitin më të mirë të prodhimit vendor.

Qytetarët shqiptarë janë duke paguar rritjen e cmimit të energjisë elektrike jo drejtëpëdrejtë nga faturat

e energjisë, por shumë më shtrenjtë nga rritja e jashtëzakonshme e cmimeve të prodhimeve të

shportës, zhvlefësimin e Lek-ut, ndërsa sidomos bizneset prodhuese rrezikojnë seriozisht humbjen e

mëtejshme të fuqisë konkuruese me importet në treg, deri në falimentime masive,

Rruga Qemal Stafa”, Kullat Conad, Kati VII, Ap 7.1 (ish Profarma) Tirane, ëëë.konfindustria.al, email:

konfindustria@konfindustria.al

– Duke vlerësuar shenja të qarta dhe në vazhdimësi të pranisë së grupimeve të tipit kartel dhe oligopol

në tregun e karburanteve, me rritje të menjëhershme në grup të cmimeve dhe vonesa të zgjatura shumë

në kohë në rast të uljes së bursave ndërkombëtare. Njëkohësisht kemi mosndërhyrjen në vazhdimësi të

agjensisë rregullatore përgjegjëse me ligj Autoriteti i Konkurencës në mbrojtje të interesit publik,

– Duke vlerësuar, se cmimet e larta të sotme të karburanteve të kushtëzuara edhe nga barra fiskale e

lartë, nxisin fshehje fiskale të lartë nga operatorët, që mund të shkojë në nivele të paktën 15% të sasisë

së përgjithshme të qarkullimit vjetor me dëm mbi 150-200 milion euro në buxhetin e shtetit,

– Duke vlerësuar rrezikun e vazhdimit të krizës së naftës, gazit dhe energjisë elektrike të kushtëzuar në

tregjet ndërkombëtare si pasoja të importuara të luftës në Ukrainë dhe risktrukturimit të rendit

ekonomik dhe politik botëror,

– Duke qënë të bindur, se Shqipëria i ka të gjitha burimet natyrore dhe njerëzore, që jo vetëm të

përballojë me shumë më sukses në afatshkurtër pasojat e krizave ndërkombëtare të hidrokarbureve dhe

energjisë, por edhe ti shfrytëzojë ato në afatmesëm si epërsi strategjike për interesat madhore

kombëtare, zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, integrimin me aleancat euroatlantike, siguri dhe

mirëqënie për qytetarët shqiptarë,

Paraqesim para Jush kërkesat e mëposhtëme për marrjen e masave

Ne afatshkurtër:

1- Kthimin me ligj në treg të rregulluar të sektorit të tregëtimit të karburanteve dhe ndërtimin e

Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK. ERRK të ketë si përgjegjësi kryesore kontrollin e cmimit

tavan të shitjes, – kontrollin e cilësisë, – konkurencën e lirë të operatorëve te tregut të

karburanteve përkatësisht në: -shërbime portuale, – depozitim, -tregëti me shumicë dhe me –

pakicë. ERRK të funksionojë sipas shembullit të ngjashëm në Maqedoninë e Veriut, që në

vazhdimësi dhe sot cmimet e karburanteve i ka në nivelet të paktën 30% më të ulta dhe cilësinë

shumë më të mirë.

2- Uljen e barrës fiskale të sotme në sektorin e karburanteve dhe shpërndarjen e saj sipas nivelit

dhe modeleve të vëndeve të rajonit. Shqipëria nuk duhet të ketë barrë fiskale më të lartë në

shitjen e karburanteve, sesa shtetet konkurente tona në tregëti në rajon. Prania e ERRK bën, që

cdo ulje e barrës fiskale do të cojë në uljen e cmimit fundor të shitjes për qytetarët dhe biznesin.

Taksat (pa TVSH) duhet të ulen në masën të paktën 50% të vlerës së sotme. Vlerësojmë, se ulja e

nivelit të barrës fiskale lehtëson luftën kundër evazionit fiskal dhe shoqëruar me rritjen e

standarteve të cilësisë plotëson dhe tejkalon efektin e të ardhurave të munguara në buxhetin e

shteti nga hidrokarburet.

3- Te rishikohen drejt heqjes taksat dhe tarifat e shërbimeve koncesionare për hidrokarburet si dhe

të ndërpritet cdo nismë për shtim të tyre.

4- Të shmangen kompanitë broker ndërmjetësë në shitje blerjen e energjisë elektrike nga KESH

dhe OSSHE.

Rruga Qemal Stafa”, Kullat Conad, Kati VII, Ap 7.1 (ish Profarma) Tirane, ëëë.konfindustria.al, email:

konfindustria@konfindustria.al

5- Te krijohet Holding i vetëm KESH, OSSHEE për të shmangur shpenzimet menaxheriale dhe

shtjeblerjet e dyfishta.

6- Të bëhet sa më shpejt funksionale Bursa Kombëtare Energjisë APEX ( Shqipëri&Kosovë) për të

shmangur korrupsionin në shitje- blerjen e energjisë elektrike. Sipas të dhënave tenderat e

sotëm jashtë bursës shkaktojnë një dëm në vlerë të paktën 20% të vlerës së plotë ose mbi 100

milion euro/vit shpërdorime.

Në afatmesëm kërkohen masat në vijim:

7- Pjesa e TVSH shtesë të paguar mbi karburantet me rritjen e cmimeve te rikthehet si pakete

ndihmëse për pensionistët dhe grupet shoqerore me të varfëra te vendit. Përllogaritet, se me

nivelin e sotëm të cmimeve në vitin 2022, shqiptarët do të paguajnë më shumë se 350-400

milion euro më shumë se vitin 2021. 70-80 milion euro janë TVSH shtesë.

8- Të fillojë ndërtimi i rrjetit të gazifikimit për të shfrytëzuar praninë e TAP dhe gazit LPG në

Shqipëri.

9- Të nxitet me të gjitha mënyrat institucionale, ligjore lehtësuese dhe financiare investimi i

shfrytëzimit të energjisë diellore dhe burimet e ripërtëritshme nga qytetarët dhe bizneset

10- Të vlerësohet ndërtimi i një rafinierie të përpunimit të naftës në vend me kapital publik.

11- Të përmirësohen kontratat koncesionare të ardhshme me synim mbrojtjen e interesit publik si

dhe kontrollohen rrënjësisht kontratat koncesionare të lidhura ne fushen e hidrokarbureve për

plotësimin e detyrimeve ligjore.

Duke shpresuar, se vullneti Juaj politik nuk do të mungojë në marrjen parasysh të kërkesave të

mësipërme. Kërkesat e mësipërme janë vetëm një pjesë e vogël e politikave për të shfrytëzuar

potencialet e mëdha të Shqipërisë jo vetëm për të lehtësuar në afatshkurtër prekjen nga krizat

ndërkombëtare, por edhe për të siguruar pavarësim të plotë në afatgjatë në fushën e karburanteve dhe

energjisë elektrike,

Mbetemi në pritje të përgjigjes dhe veprimeve Tuaja

S'KA KOMENTE