Kompania CETIS letër KQZ-së: Nuk mund t’i përfundojmë fletët e votimit...

Kompania CETIS letër KQZ-së: Nuk mund t’i përfundojmë fletët e votimit për 10 ditë

53
SHPËRNDAJE

Kompania sllovake CETIS, e cila është kontraktuar për fletën e votimit i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në letrën e tyre ata kanë lajmëruar se nuk mund që ta bëjnë përgatitjen e dizajnit për 10 ditë, pasi sipas tyre është mision i pamundur.

Ata sqarojnë se kanë hasur në disa vështirësi teknike dhe përmasat e fletës së votimit, e bëjnë të pamundur votimin për 20 ditë.

“Të gjithë faktet që ne ju sjellim përmes kësaj letre tregojnë se fatkeqësisht suksesi dhe siguria në printim dhe dërgim të fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill do të jetë një mision i pamundur”,- thuhet mes të tjerave në letrën e tyre.

Kujtojmë se akoma nuk është përcaktuar 100% dizajni i fletës së votimit, pasi partitë politike kanë ankimuar vendimin në Kolegjin Zgjedhor.

S'KA KOMENTE