Komiteti Teknik:Masat e reja anti-covid ne Shqiperi, per dy javet e ardhshme...

Komiteti Teknik:Masat e reja anti-covid ne Shqiperi, per dy javet e ardhshme nuk ndryshojne

662
SHPËRNDAJE


Duke qenë se numri i rasteve ditore është përsëri problematik. Ne mendojmë që masat kanë qenë me intenstitet të mesëm dhe efikase. Ky rezultat vjen si bashkëpunim më i mirë me qyteatrët. Përdorimi i maskës, respektimi i distancimit fizik. Një nga arritjet më të mëdha është fushata e vaksinimit masiv, jo vetëm në drejtim të numrit të madh të vaskinave që janë bërë. Shqiëpria ka zënë vendin e parë në rajon për sa i përket ritmit të vaksinimit në 10 ditët e fundit. Kjo si rezultat i gjetjes së numrit të madh të vaksinave. Sicc e thashë në fillim situata nuk është aty ku duhet të jemi. Mendohet që masat të mbeten në të njëjtin në nivel sicc ishin. Nuk ka masa të reja.

Drejtorja e ISHP-së, Albana Fico deklaroi se pavarësisht uljes së rasteve me COVID-19 në mbarë vendin, vërehet një rritje në bashkitë e vogla. 

Nga mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Fico tha se po ashtu ka dhe ulje të numrit të vdekjeve. 

“Ka disa indikatorë me të cilët ju jeni mësuar. Ka rënie të rasteve aktive. Por vëmë re që ka një rritje të numrit të bashkive të vogla të prekura, nga 32 në 38. Është fakt që mbështet dhe nga raportet. Kemi ulje të numrit të vdekjeve për këtë javë, nga 70 në 55. Kjo javë përcjell dhe një punë të jashtëzakonshme me vaksinat. 221 mijë e 680 raste vaksinash. Vijimi i punës me mësuesit, gazetarët, farmacistët, policët, vijon. Është momenti që të kërkojmë ndihmën e qytetarëve, që përveç vaksinimit, të mbajnë maskat, të mbajnë distancën.”, tha Fico.

S'KA KOMENTE