Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Tifozët do të lejohen në stadiume

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin: Tifozët do të lejohen në stadiume

40
SHPËRNDAJE

Komiteti i Ekspertëve ka marrë sot vendimin për lehtësimin e disa masave kundër Covid. Mira Rakacolli, është shprehur se Komiteti ka vendosur që të lejojë tifozët në stadiume.

Po ashtu do të lejohet mbajtja e aktiviteteve artistike në ambiente e brendshme, siç janë teatrot. Në të gjitha aktivitetet e lejuara në ambiente të brendshme kapaciteti i publikut do të jetë deri në 30% dhe duhet të zbatohen me rigorozitet protokollet e Covid.

“Duhet të vazhdojmë që të zbatojmë me rigorozitet masat kështu siç janë vendosur, Është shumë e rëndësishme që të vijojë izolimi i atyre që janë të infektuar në mënyrë që të mos bëhen përçues të shpërndarjes së infeksionit“, tha Rakacolli.

Vendimi i Komitetit Teknik vjen pak ditë pas kërkesës së Federatës Shqiptarë të Futbollit për praninë e tifozëve në stadium dhe shtyrjes së datës për luajtjen e finales së Kupës së Shqipërisë.

S'KA KOMENTE