Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet vendore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet vendore

163
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka njoftuar se insitucioni që ai drejton ishte gati për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme.

Kujtojmë se procesi i zgjedhjeve vendore të 2019, po trajtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe po pritet një vendim lidhur me legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve të mbajtura ku opozita nuk mori pjesë dhe si rrjedhojë të gjitha bashkitë u fituan nga partia socialiste.

Ndërkohë në 6 bashki të vendit të cilat janë aktualisht pa një kryetar të zgjedhur pritet të mbahen zgjedhje të pjesshme lokale të cilat do të përcaktojnë kryetarët për mandatin e mbetur. 

Celibashi la të kuptohej se në rast të organizimit të zgjedhjeve të pjesshme apo të plota vendore, KQZ ishte totalisht e përgatitur për këtë proces.

S'KA KOMENTE