Komisionerja i bën kërkesë KQZ-së: Të mos pranohet asnjë kandidat i dëbuar...

Komisionerja i bën kërkesë KQZ-së: Të mos pranohet asnjë kandidat i dëbuar nga SHBA, Australi apo Kanada

130
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e PD në Komisionin Rregullagtor të KQZ-së, Helga Vukaj, i ka bërë kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos pranojë asnjë kandidat që nuk plotëson kriteret e vendosura nga SHBA dhe BE.

Në kërkesën e saj thuhet që “personat që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë të mos lejohen  të kandidojnë.

Kjo kërkesë zyrtare e saj vjen pas deklaratës së ambasadore Yuri Kim se në listat e partive janë përfshirë edhe persona pa integritet dhe të papërshtatshëm për postin e deputetit.

S'KA KOMENTE