Komisioneri Varheyli: Duhet te mos humbasim kohe per integrimin e Ballkanit Perëndimor!

Komisioneri Varheyli: Duhet te mos humbasim kohe per integrimin e Ballkanit Perëndimor!

68
SHPËRNDAJE

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, foli për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në Samitin që po mbahet në Bled.

Gjatë fjalës së tij, Komisioneri Varheyli solli në vëmendje situatën e krijuar në Afganistan, duke theksuar se kjo situatë i jep një mësim Bashkimit Evropian, që të mos humbasë kohë në integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Ju nuk folët për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Unë mendoj se ky do të ishte koncepti i duhur për të diskutuar, sepse zgjerimi është proces, ka fazat e veta. Është më shumë një proces administrativ, sesa politikë. Megjithatë, ajo që ne duhet të diskutojmë është se si do të bëhet pjesë e BE Ballkani Perëndimor dhe kjo do të ndodhë përmes procesit të integrimit, që do të thotë integrim politikë, ekonomik, por edhe i vet shoqërisë. Ajo që ne dimë dhe që mendoj se ne kemi një shembull të kohëve të fundit, por edhe një përvojë të freskët fare, që ka të bëjë me Afganistanin. Përgjegjësia që ne kemi për Ballkanin Perëndimor është shumë më e lartë ndaj përgjegjësisë që kemi për Afganistanin, ndaj dhe ne nuk do të dështojmë. Pra, duhet t’i integrojmë ata nga aspekti politikë, ekonomik, shoqëri. Nuk ja lejojmë dot vetes të mos ndodhë kjo gjë. Por, brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të ketë një bindje të plotë se të gjitha këto reforma ja vlejnë për integrimin. Ne duhet të tregohemi shumë të vendosur, që të jemi gjithnjë të motivuar dhe ta bëjmë të qartë se oferta që vëmë në tryezë është e drejtë. Afganistani na jep një mësim se nuk kemi më kohë për të humbur. Duhet medoemos të bëjmë të gjitha punët e duhura, të marrim vendimet e duhura, që rajoni të ecë përpara”, tha Varheyli.

S'KA KOMENTE