Dhjetra biseda janë përkthyer nga përgjimet e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal, në kuadër të operacionit antidrogë mes Shqipërisë e Italisë gjatë hetimeve 5 vjeçare të autoriteteve të vendeve përkatëse.
Rezulton mes të tjerave se tregtia e drogës bëhej në mënyra të sofistikuara dhe anëtarët e grupit flisnin me kode dhe simbole.
“S” ishte shkronja e mallit me origjinë Spanjën, “A” Shqipërinë, “H” etiketohej kokaina, ndërsa për peshën flitej me “Copë”.
Monedha më e përdorur ishte euro, por për vlerën e tyre trafikantët përdornin termin “Lekë”. Korrierët kodoheshin “Mushka”.
Veprimet në fjalë janë kryer në Bergamo, në periudhën midis marsit dhe nëntorit të vitit 2016. Hetimet provuan gjithashtu se Alfred Luli dhe Gjergji Luli kanë transferuar, shitur dhe tregtuar tek shtetasit Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, në masën dy kilogramë e cila është marrë nga Renato Luli dhe Gjergi Luli dhe është sekuestruar në Bergamo, në datën 25.01 2017.
Nga kontrollet në banesat dhe automjetet e trafikantëve, janë gjetur përveç të tjerave edhe fletore shënimesh me shkrim dore. Ato përmbanin data, sasi dhe llojet përkatëse të drogës, vendin e origjinës dhe destinacionin. Dhënësit dhe marrësit apo vlerën e “mallit”.
Përgjimi i Gjergji Lulit dhe Saimir Prengës në tetor të 2018. Zbuloi edhe një nga furnizuesit e drogës i identifikuar si Lorenc Arapi. Aktiviteti mes këtyre 3 emrave rinisi në 2017, pasi kreu dënimin pikërisht ky i fundit. Në një episod Arapi garanton trafikantët e tjerë në fjalë “nesër e ke aty (kamionistin), nesër në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi dhe dashuri…”