Koalicion me Bashën apo Kryemadhin pas zgjedhjeve? Rama i prerë: Me LSI-në...

Koalicion me Bashën apo Kryemadhin pas zgjedhjeve? Rama i prerë: Me LSI-në asnjëherë, në asnjë rast, për asnjë arsye

382
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë në lidhje me faktin se e përjashtonte koalicionin me LSI-në, nëse nuk siguronte mandatet e mjaftueshme pas 25 prillit. 

Përballë gazetares Nisida Tufa në “Kjo javë”, Rama tha se me LSI-në në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do të bënte koalicion, ndërkohë që nuk e përmendi PD-në. 

PJESE NGA BISEDA
Z. Rama ju kërkoni mandatin e tretë pa koalicion. Po nëse rezultati i zgjedhjeve dikton diçka tjetër, i përjashtoni koalicionet paszgjedhore, me LSI apo me PD?

Ata kanë bërë një kontratë parazgjedhore dhe pastaj janë future në zgjedhje veç e veç. Kjo është e pandodhur, është diçka shumë domethënëse. Kontrata e tyre parazgjedhore është në fakt një kontratë që noterizon pengmarrjen e Lulit nga Monika për llogari të Ilirit dhe të Saliut. Iliri dhe Saliu duan me çdo kusht që të garantohen që Luli nuk ju del nga duart. Monika është garantja e kësaj nevoje përmes një kontratë e cila ka edhe një pjesë të fshehtë. Në pjesën e fshehtë janë ndarë edhe detyrat dhe kapja prej fyti e Lulit është bërë shumë e strukturuar. Por thënë kjo, Partia Socialiste nuk do ketë nevojë të kërkojë ndihmë për të formuar qeverinë sepse PS do të marrë një rezultat që nuk do të jetë asesi më i ulët sesa rezultati që mori në 2017-n. Madje do të jetë më i lartë se rezultati që mori në 2017-n, nuk ka asnjë mundësi që Partia Socialiste të bjeri nën numrin e nevojshëm për të formuar qeverinë sepse nuk ka ku bie. Janë numra, nuk është çështje opinionesh dhe ky është një spekulim. Natyrisht që po, do të ishte shumë e rëndësishme dhe unë do të bëj gjithë përpjekjet e mia që klima e marrëdhënieve mes palëve të ndryshojë sepse nuk mund të vazhdohet kështu. 

Po nëse do të duhej, do të anonit më shumë nga PD apo LSI?
Kjo është një pyetje që unë nuk besoj se ka dyshim. Me LSI-në asnjëherë, në asnjë rast, për asnjë arsye. 

Nëse do ju duhej ndihmë për një mandate për të plotësuar a do të ishte Tom Doshi një aleat i juaji në këtë rast? 
Jo!

Burimi Ballkanweb

S'KA KOMENTE