KLP pezullon nga detyra dy peokuroret e arrestuar per korrupsion

KLP pezullon nga detyra dy peokuroret e arrestuar per korrupsion

168
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pezullimin e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, i vënë nën akuzë nga SPAK për shperdorim detyre. Ai është nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pas finalizimit të operacionit shpirti. Anëtarët e KLP-së, këtë të hënë u njohën me akuzat e ngritura nga SPAK dhe vendimin e GJKKO-së, e më pas vendosën që të  pezullojnë Sotën, deri në përfundim të hetimeve, ashtu sicc edhe parashikon ligji.

Ka qenë vetë Sota, ai i cili ka paraqitur kërkesë në KLP për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim. Prokurori Maksim Sota u vu në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe sipas dosjes së prokurorisë, Sota kishte jetuar dhe në një shtëpi me një nga trafikantët e prangosur si dhe ka ndihmuar kreun e grupit, Ilirjan Ducellarin (Zaimi), që të eliminonte problemet me drejtësinë. Vetë prokurori ka mohuar përfshirjen e tij në grupin e strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duccellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Megjitjatë, ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se ka jetuar te shtëpia e vëllait të tij në Vlorë. Gjithashtu, KLP-ja, pezulloj edhe Edmond Karriqin i akuzuar për Korrupsion.

S'KA KOMENTE