KLP çel garën për kreun e ri të SPAK

KLP çel garën për kreun e ri të SPAK

50
SHPËRNDAJE

Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap zyrtarisht procedurën  për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK, për periudhën 2022-2025. Në mbledhjen që po zhvillohet sot, Kreu i KLP-së, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin më datë 18 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën.

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri, ndërsa drejtuesi aktual Kraja do mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vjeçar.

Ndersa drejtuesi e ka madatin vetëm 3 vite. Ndërsa drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, ai gëzon vetëm 1 mandat. Gjatë kësaj periudhe kandidatët duhet të dorëzojnë brënda 45-dotesh platformën per tu zgjedhur në krye të SPAK.

S'KA KOMENTE