Klienti bën për spital, pronarin e hotelit në Himarë

Klienti bën për spital, pronarin e hotelit në Himarë

351
SHPËRNDAJE

Nuk janë gjithmonë klientët ata që abuzohen nga pronarët e hoteleve…

Jo gjithmonë janë këta të fundit që i hipin në xhamin e makinës, i ngrenë nga rëra, apo i ndjekin me thikë kur s’paguajnë…

Këtë radhë në jug monedha është kthyer dhe viktimë e një ngjarje të paprecedentë është bërë pronari 70-vjeçar i një hoteli në Himarë.

Ky i fundit është dhunuar fizikisht nga një klient i tij i cili i ka thyer disa brinjë dhe e ka lënë me çarje në trup pas një mosmarrëveshjeje.

Emigranti shqiotar nga Gjermania kishte marrë një dhomë për dy veta e ditën e fundit i kishte kërkuar pronarit të moshuar të fuste edhe dy miq të tjerë.

Pasi ky i fundit i kishte shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona, pushuesi i kishte kërkuar pagesën mbrapsht dhe aty nisi përleshja fizike.

Emigranti dhunoi pronatin e moshuar e po ashtu shkatërroi edhe dhomën ku kishte qëndruar disa net duke thyer gjithçka.

https://www.instagram.com/p/ChFqNLXKj7E/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

S'KA KOMENTE