Kjo është 58 vjecarja që u vra mbreme nga vëllai në Shkodër,...

Kjo është 58 vjecarja që u vra mbreme nga vëllai në Shkodër, kishin konflikte për pronësinë e shtëpisë

285
SHPËRNDAJE

Personi në foto është Diana Vuka 58-vjeçarja që u vra nga vëllai i saj, Fabian Vuka 55-vjeç në Shkodër.

55 vjeçari ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vukajn, e cila kishte një javë që ishte kthyer  nga Gjermania për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Si fillim u tha se konflikti ka nisur për 4 mijë euro, që motra e tij i kishte investuar për të blerë disa mobilje të reja në Velipojë, ku kishte një shtëpi, ndërsa nga informacionet e reja për median thuhet se motra me vëllain kishin konflikt prej kohësh për pronësinë e shtëpisë.

Diana dyshohet se është vrarë më datën 5 qershor. Viktima u gjet e pajetë brenda në dhomë në shtratin ku flinte, dhe mbahej prej tre ditësh e pajetë.

Mediat raportojnë se 55-vjeçari ka vrarë motrën me sileciator dhe prandaj nuk kanë dëgjuar të shtëna, madje pas ngjarjes së rëndë ai ka dalë në lagjie duke thënë se “kam vrarë motrën”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht pasi ai ishte një person i akoolizuar.

Ka qenë një mike e Dianës ajo që ka ngritur shqetësimin, pasi të premten kishte folur me miken e saj, e ndërsa të shtunën nuk kishte arritur të kontaktonte më, duke njoftuar kështu edhe policinë.

Në banesë policia e Shkodrës ka gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura, që dyshohet se Fabiani Vuka i ka konsumuar para se të kryente krimin e rëndë.

Tre vite më parë ai ka ushtruar dhunë ndaj motrës, ajo e  kishte denoncuar në polici, por më pas e ka tërhequr denoncimin. Gjatë kohës që jetonte në Gjermani ajo vazhdimisht i dëgonte lekë vëllait. Fabian Vuka ishte i pamartuar dhe jetonte i vetëm në banesë.

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Screenshot 13 6

S'KA KOMENTE