Kisha e “Shen Kollit “ne Vanaj te Libofshes Fierit po shkon drejt...

Kisha e “Shen Kollit “ne Vanaj te Libofshes Fierit po shkon drejt degradimit

137
SHPËRNDAJE

Kisha e “Shen Kollit “ne Vanaj te Libofshes Fierit po shkon drejt degradimit. Kjo kishe eshte 1300 vjecare dhe eshte pjese e trashegimise kulturore. Mungesa e investimeve prej vitesh po e con ate drejt shkaterrimit. Kisha e ‘ Shen kollit ‘ i’u nenshtua restaurimit rreth viteve 1775 dhe qe prej asaj kohe nuk eshte nderhyre asnjehere.
Per At Arqile Doko kjo kishe mbart vlera te vecanta ne ikonat dhe afresket ne muret e saj.
Investimet qe jane bere nder vite ne pjesen e ikonave apo edhe te catise kane qene nga vet hiresia e tij , kryepeshkopi Anastasi
Edhe pse eshte nje monument kulture ministria e kultures nuk i ka kushtuar rendesi , shprehet At Arqile Doko .

Gjate kohes se mbylljes se kishave vite me pare jane marre edhe mjaft ikona , njera prej te cilave eshte e ajo e ‘ shen e premte me kater shenjtoret ‘ e cila po restaurohet.
Por pervec afreskeve ne mure kesaj kishe nuk i ka mbetur ne asgje. At Arqile Doko thote se shume here eshte vjedhur dhe shakterruar. Ne kete kishe jane marre ikona dyer kambana te cilat kane qene rreth 1300 vjecare.

Libofsha e Fierit njihet si zona qe ka nje numer te larte te kishave rreth 15 te tilla , te cilat kane nje arkitekture dhe afreske te vecanta.

S'KA KOMENTE