Këshilli i Europës rrëzon zgjedhjet e 30 qershorit

Këshilli i Europës rrëzon zgjedhjet e 30 qershorit

622
SHPËRNDAJE

Delegacioni i nivelit të lartë të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, në përfundim të misionit të tij në Tiranë, ka arritur në përfundime që rrëzojnë gjithë procesin e votimeve të 30 qershorit. Drejtuesit e delegacionit të KiE, në qëndrimet finale që mbajtën pas njohjes me situatën në Shqipëri, me një gjuhë direkte, pranojnë se 30 qershori nuk garantoi zgjedhjet demokratike dhe nuk i shërbeu pluralizimit në vend.

Gunn-Marit Helgesen, Presidenti i Dhomës së Rajoneve të Kongresit thotë hapur  se zgjedhjet nuk ishin demokratike. “Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”, deklaroi Gunn-Marit Helgesen, raporton Top Channel.

S'KA KOMENTE