Kërcënohet kandidati në Fier:Dy persona më erdhën pranë shtëpisë, më thanë ‘hiq...

Kërcënohet kandidati në Fier:Dy persona më erdhën pranë shtëpisë, më thanë ‘hiq dorë ose do të zhdukim’

5931
SHPËRNDAJE

Andi Turhanaj kandidat për deputet i partisë Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond STOJKU në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Fierit ka kryer kallëzim penal në Policinë e Fierit. 

Shkak për këtë është bërë një kërcenim që ai ka marrë mesditën e së premtes, pasi ishte shprehur se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes se manipulimit të vjedhjes së votave të tij në këto zgjedhje. 

Ai ka deklaruar se 2 ditë me parë është kërcënuar nga dy persona të panjohur pranë shtëpisë së tij. Sipas Turhanajt shkak mund të jenë bërë deklaratat e tij ku pretendon se janë manipuluar votat për partine që ai përfaqësoi në zgjedhjet e 25 prillit. Turhani është shprehur se çështjen do ta çojë edhe në prokurori.

S'KA KOMENTE