Keni pasur presion për përjashtimin e Berishës? Flet për herë të parë...

Keni pasur presion për përjashtimin e Berishës? Flet për herë të parë Lulzim Basha

319
SHPËRNDAJE

Teksa ka përshkruar rrugën nga Kuvendi për në selinë e PD-së Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presion për largimin e Berishës nga grupi parlamentar. Duke mos dhënë një përgjigje direkte për pyetjen,  Basha tha se i vetmi armik i demokracisë dhe i mirëqënies së shqiptarëve është sot Edi Rama.

“Shqiptarët, demokracia shqiptare, e ardhmja e familjeve shqiptare kanë vetëm një armik, ai është Edi Rama”, tha shkurtimisht Basha që shoqërohej nga Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji.

Kuvendi nisi sot seancën e parë parlamentare të legjislaturës së re ku do të bëhet dhe verifikimi i mandateve të deputetëve. Pasditen e sotme do të ketë një seancë të dytë ku do të bëhet edhe betimi i tyre, ndërkohë që zhvillime të vrullshme janë duke ndodhur në kampin e opozitës e më konkretisht në selinë e PD.

Pas përjashtimit të Berishës nga Basha, ish-lideri historik i demokratëve ka paralajmëruar një lëvizje të re kundër asaj që ai e quan një lëvizje të fëlliqur Rama-Basha. Vetë kreu i PD nuk ka bërë asnjë koment gjatë ditës së sotme për Berishën dhe ka thënë se i vetmi armik politik i tij është Edi Rama.

Bashkë me Berishën u pozicionuan dhe tre deputetë të zgjedhur nga PD Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehu.

S'KA KOMENTE