Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Bodrum.Artisti mësohet se ka qenë duke udhëtuar bashkë me nje grua
Pas aksidentit ai ka mbetur i bllokuar në mjet, por ka qenë i vetëdijshëm, duke u thënë forcave të shpëtimit: Më nxirrni që këtu me vinç bashkë me makinën, dhe më pas më nxirrni mua.
Ndërkohë pas disa orësh përpjekje, ai është nxjerrë nga mjeti dhe është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Fillimisht u tha se në makinë udhëtonte dhe vajza e tij, por ish-bashkëshortja e këngëtarit ka thënë se vajza ndodhej në shtëpinë e tezes së saj.
Pas aksidentit mjeti i tij është përfshirë nga flakët, por ndërhyrja e qytetarëve me ujë, kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit duke i shpëtuar jetën.